Grupi i ambasadoreve inspektojne procesin zgjedhor ne Shkoder, Berat e Tirane - (1 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Rreth orës 10 të paradites, një grup gazetarësh kanë mbërritur në Shkodër, për të vëzhguar nga afër procesin zgjedhor. Ajo që duket në rrugët e qytetit është qetësia. Një ditë e diel e zakonshme, por që mbante preokupimin e votimit. Në po këtë paradite në Shkodër mbërrin ambasadori Limpreht, ambasadori i OSBE-së Ahrens dhe këshilltari special i SHBA për zgjedhjet në Ballkan, Frowik.

Takimi i parë në këtë qytet është bërë me kreun e bashkisë Bahri Boriçi, ku është shprehur interesi, se çfarë po ndodh me zgjedhjet në këtë qytet. Këshilltari special Frowik është interesuar për problemet serioze në lista dhe përgjigja e marrë nga kreu bashkiak Boriçi ka qenë se i është dhënë mundësia njerëzve të shkojnë në Komisionin Qendror dhe të regjistrohen, por mendoj se një pjesë do të mbeten pa votuar. Vetëm 54% e votuesve janë pajisur me kartë. 2500 vetë janë regjistruar pas shpalljes së listave.

Ambasadori Limpreht, Ahrens dhe Frowik kanë zbritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në bashki. Organizata e sigurimit dhe bashkëpunimit europian është shumë aktive në këtë proces. Shoqëruar nga kreu i bashkisë Boriçi, ata ka vizituar së bashku qendra votimi, ku janë interesuar për ecurinë e këtij procesi. Mesazhi i SHBA është të nxisë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri.

Në orën 12 të pasdites, ambasadori amerikan Limpreht, këshilltari special i SHBA Frowik dhe ambasadori i OSBE-së Ahrens, kanë shkuar në Berat për të parë nga afër procesin zgjedhor. Edhe këtu takimi i parë është zhvilluar me kryetaren e bashkisë Milika Jaho, ku kanë mësuar problemet dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në qendrat e votimit.

Pasditen e sotme grupi i ambasadorëve kanë zhvilluar një takim me KQZ në Tiranë. Gjatë takimit është debatuar mes kryetarit të komisionit që përfaqësonte PS dhe nënkryetarit përfaqësues i PD. Ambasadori Frowik dhe Limpreht kanë parë nga afër procesin e votimit në qendrën pranë shkollës ?Bajram Curri? dhe ?Ali Demi?./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended