Interviste me Tritan Shehun per procesin zgjedhor - (1 Tetor 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Intervistë me deputetin reformator të demokratëve Tritan Shehun rreth procesit zgjedhor sot.

Gazetarja:- Cili është mendimi juaj për zgjedhjet e ditës së sotme?

Tritan Shehu:- ?Mua më duket se deri më sot procedura e zgjedhjeve në të gjitha aspektet ka vazhduar normalisht është brenda rregullave dhe principeve të përgjithshme. Pavarësisht nga ndonjë problem i vogël që mund të ketë pas, mua më duket se ka qenë një ditë e qetë, njerëzit kanë votuar qetësisht dhe kjo është rrjedhojë e fushatës elektorale, të kandidatëve në tërësi, të cilët kanë bërë një fushatë elektorale të qetë, në kundërshtim me atë që kanë bërë liderët kryesor të partive politike?.

Gazetarja:- Sipas mendimit tuaj, cili është roli që ka luajtur media sot në këto votime?

Tritan Shehu:- ?Mua më duket se media sot ka qenë korrekte, në tërësi stacionet televizive, stacionet radiofonike dhe gazetat në tërësi kanë qenë korrekte?./tvklan.al

Gazetare ? Fjodora Fjora



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended