Miqte e Shqiperise dhe Arens, raporti per procesin zgjedhor - (27 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Miqtë e Shqipërisë kanë aprovuar sot raportin përmbledhës mbi ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor. Të mbledhur në Ambasadën Gjermane ata kanë diskutuar gjerësisht për asistencën zgjedhore si dhe vëzhguesit që do të vijnë në Shqipëri për zgjedhjet lokale.

OSBE dhe ODHIR, kanë pranuar kërkesën e qeverisë shqiptare për të vendosur një mision prej më shumë se 20 vëzhguesish afatgjatë nga fundi i Gushtit dhe 150 vëzhgues afatshkurtër në fund të Shtatorit. Komponenti i SHBA-së do të funksionojë nën ODHIR, ndërsa Këshilli i Europës, planifikon të dërgojë 10 deri në 15 vëzhgues afatshkurtër.

Miqtë e Shqipërisë kanë nënvizuar si të një rëndësie vendimtare përmbushjet e të gjitha detyrimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas tyre ky komision ka nevojë për mbështetje financiare ashtu dhe teknike, nga institucionet ndërkombëtare sa më shpejtë të jetë e mundur. Menjëherë pas takimit ambasadori i OSBE-së Gert Ahrens ka dalë përpara gazetarëve.

Gert Ahrens:- ?I gjithë komuniteti ndërkombëtar është përfshirë për zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe ka bërë çfarë është e mundur të qëndroj neutral. OSBE është përpjekur të luajë rolin e një ndërmjetësi të ndershëm dhe nuk është bërë palë me asnjë krah politik. Ne nuk do të lejojmë asnjë njeri të veprojë ashtu siç do ai?.

Më tej Ahrens tha, se është arritur të merret një marrëveshje nga të gjitha palët për kodin elektoral si dhe ka përgëzuar pozitën dhe opozitën për bashkëpunimin për regjistrin e popullsisë. Ndërkohë OSBE, dy projektligjet mbi reformën administrative territoriale të kontestuar nga opozita, i ka cilësuar plotësisht të specifikuara sipas Kushtetutës./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended