“Zgjedhjet ishin transparente”/ Vëzhguesit e BE vlerësojnë procesin zgjedhor në Kosovë
  • 4 years ago
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian vlerëson se zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë kanë qenë të administruara mirë dhe transparente, por që procesi i numërimit vuri në pah disa probleme të cilat duhet të adresohen në reformën zgjedhore në Kosovë.


Në raportin përfundimtar që vëzhguesit evropian e publikuan të premten, mes tjerash u tha se ka pasur keqpërdorim të resurseve publike dhe mungesë të transparencës në financimin e fushatës nga paritë politike. Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, njëherit deputete e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubade, u ndal tek presioni në zonat e banuara nga komuniteti serb për të votuar një parti të caktuar.

?Fushata ka qenë e gjallë edhe konkurruese, i ka mundësuar pjesëmarrësve të zgjedhjeve të bëjnë fushatë në mënyrë të lirshme në shumicën e Kosovës. Procesi zgjedhor para ditës së zgjedhjeve ka qenë i administruar mirë edhe transparent. Dita e zgjedhjeve ka shkuar mirë dhe vëzhguesit kanë vlerësuar në mënyrë pozitive votimin, e më pak pozitive numërimin?.

Ajo theksoi se besueshmëria e numërimit të votave dhe vonesat në certifikim janë bërë nga mos marrja e vendimeve me kohë të KQZ-së dhe kundërthëniet e vendimeve mes Gjykatës Supreme dhe PZAP. Deputetja, Viola von Cramon-Taubade i paraqiti edhe 23 rekomandime për reformën zgjedhore në Kosovë, që sipas saj do të përmirësonin zgjedhjet në vend. Ajo tha se duhet të përmirësohet dizajni i fletëvotimit për zgjedhje parlamentare për të qenë më i kuptueshëm, të saktësohet lista e votuesve dhe të përcaktohet me ligj raportimi i të ardhurave dhe shpenzimeve të garuesve gjatë periudhës së fushatës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ViolavonCramonTaubade#Kosovo#TopChannel
Recommended