Partite shqiptare vleresojne zgjedhjet ne Kosove
  • 5 years ago
Krerët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë zgjedhur rrjetet sociale për të bërë komentet e para për rezultatet e zgjedhjeve të djeshme në Kosovë.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në një postim në Facebook ka shkruar se ?qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe partitë e tyre politike demonstruan standarde europiane në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, si gjatë fushatës ashtu edhe në ditën e votimeve, por edhe në pranimin e vullnetit të sovranit. Mbrëmë fitoi Kosova, ndërsa në pritje të rezultateve përfundimtare, uroj të gjithë fituesit e besimit të qytetarëve?, shkruan Ali Ahmeti.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, gjithashtu ka uruar qytetarët e Kosovës për mënyrën demokratike të mbarëvajtjes së zgjedhjeve, por ka uruar edhe liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje.
?Shqiptarët në Kosovë sot u përcaktuan për vlerën themelore të demokracisë, ndyshimin. Urime Vetëvendosje, urime Albin. Erdhi dita të mbash mbi supet e tua peshën e zhvillimit dhe progresit të Kosovës, të kthesh shpresën?, shkruan lideri i ASH-së në Facebook.
Edhe kryetari i lëvizjes ?Besa?, Bilal Kasami ka përshëndetuar, siç thotë, vlerat evropiane në organizimin e zgjedhjeve. Por, mes tjerash Kasami paralajmëron një frymë të re ndër shqiptarët.
?Fitorja bindëse e forcave opozitare në Kosovë tregoi se po vjen një frymë e re ndër shqiptarët, e cila besoj të vazhdojë edhe me një fitore të tillë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e ardhshme?, ka shkruar kreu i ?Besës? Bilal Kasami në Facebook.
Kjo mund të jetë fitore "e vogël" e VV-së, por është fitore ?e madhe? e shqiptarëve të Kosovës, ka qenë urimi i kreut të ?Alternativës?, Afrim Gashit, duke shfaqur shpresën për konstituimin sa më shpejt të institucioneve të reja në Kosovë.
?Zgjedhjet e mbrëmshme në Kosovë e patën edhe një porosi tjetër, po ndërrohen gjeneratat dhe po vjen një kohë e re me shpresë për të rinjtë dhe për vatrat tona. Fryma e këtij ndryshimi do të reflektohet edhe matanë kufijve?, ka shkruar kreu i Alternativës Afrim Gashi në Facebook.
Recommended