Kush janë 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor që u betuan sot, do vlerësojnë procesin zgjedhor 2021
  • 3 years ago
Sot u betuan 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, që u përzgjodhën para dy ditësh.


Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor gjatë orëve të mëngjesit.

Kreu i KLGJ, Naureda Llagami e pranishme në ceremoni tha: Të zgjedhur nga një trup gjyqtarësh të cilët kanë kaluar procesin e rivlerësimit kalimtar, jo vetëm aftësia e tyre profesionale, figura, pasuria, integriteti besueshmëria janë në lartësinë e detyrës për të përmbushur pritshmëritë e palëve politike por dhe publikut për procesin zgjedhor, për të garantuar proces të lirë, të barabartë e të ndershëm.

Duke ju drejtuar 8 të zgjedhurve, ajo u tha: Sfidat nuk do ju mungojnë, por mbani parasysh misionin si gjyqtar që kontribuaoni në sundimin e ligjit dhe shtetit demokratik.

Ata janë:

1. Sokol Ibi
2. Manjola Xhaxho
3. Edlira Petri
4. Emona Muci
5. Asim Vokshi
6. Gentian Medja
7. Esmeralda ceka
8. Alma Kolgjoka



Pas betimit të tyre do vendoset konstituimi i KZGJ, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor. Tetë gjyqtarët do të shqyrtojnë mosmarrëveshjet, të cilat mund të lindin mes palëve pas zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KolegjiZgjedhor#KLGJ#TopChannel
Recommended