RTV Ora - Zguri: Përplasjet politike cënojnë procesin zgjedhor

  • 5 years ago
#rtvora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Kuvendit që të mos lejojë shkeljen e afateve prej partive politike në procesin e administrimit të zgjedhjeve vendore. Në paraqitjen e raportit vjetor kryetari i këtij institucioni Klement Zguri është shprehur se debati i partive nuk duhet të përfshijë në vorbullën e tij dhe KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqetësohet se procesi zgjedhor do të cënohet nga një marrëveshje e mundshme politike si ajo e 18 majit.

Klement Zguri në prezantimin e raportit vjetor kërkoi ndërhyrjen e Kuvendit që përplasjet politike të mos i përfshijnë në vorbullën e tyre zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, për të cilat tashmë prej tre muajsh ka nisur procedura e administrimit.

Çeshtja e kontratave të lobimit të PD në SHBA ishte një pikë për të cilën deputetët e mazhorancës kërkuan hetime nga KQZ. Por Zguri u shpreh se kanë qenë anëtarët e zgjedhur nga socialistët që nuk e kanë dashur një veprim të thelluar në lidhje me këtë çështje.

Ardhja e deputetëve të rinj një Parlament ka bërë që PS të mendojë edhe për një ndryshim për ligjin për partitë politike, kjo edhe për faktin se 62 prej tyre nuk kanë adresë të saktë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zguri-perplasjet-politike-cenojne-procesin-zgjedhor

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended