RTV Ora - Xhafaj kundër Lleshajt për ndryshimet në ligjin për vettingun në polici: Cënojnë cilësinë
  • 5 years ago
#rtvora

Ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare doli kundër vendimit të ministrit aktual të Brendshëm, Sandër Leshajt për ndryshime në ligjin për vettingun në polici.

Deputeti socialist tha se ndryshimet nuk janë të duhurat dhe se kjo gjë do cënojë cilësinë e vettingut në polici.

Ndërsa theksoi se politika e përbaltjes është riaktivizuar brenda dhe jashtë sallës së parlamentit.

Xhafaj: Nuk është herezi ndryshimi i ligjit. Nuk ka ligj perfekt dhe përher ka vend për reflektime. Gjithsesi në vlerësimin tim, ndryshimet që i bëhen ligjit nuk janë ndryshimet e duhura për disa arsye :

Së pari, druaj se nga ky mekanizëm mund të cenohet pavarësia, paanshmëria dhe besueshmëria e vet procesit. Kemi të bëjmë me një skanim të një lloji të veçantë që në gjykimin tim nuk mund të bëhet, për herë të parë, nga SHCBA, një organ në varësi të Ministrit të Brendshëm. Jo pa qëllim në mekanizmin ekzistues në ligj, për fazën e dytë dhe të tretë, parashikohet që komisionet të përbëhen nga punonjës të vetë organeve që kalojnë me sukses në fazat paraardhëse.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhafaj-kunder-lleshajt-ndryshimet-ne-ligjin-vettingun-ne-polici-cenojne-cilesine

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended