Ora News - Zgjedhjet 2019, Zguri: Partitë politike të respektojnë dispozitat e Kodit Zgjedhor

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klemend Zguri i ka kërkuar partive politike që të resketojnë dispozitat e Kodit Zgjedhor. Në një dalje për mediat, Zguri tha se KQZ ka përgatitur module të ndryshme trajnimi për të gjithë nivelet e aktorëve të përfshirë në administrimin zgjedhor.

Zguri: Partneriteti me KQZ-në dhe bashkëpunimi vullnetmirë në administrimin e procesit është detyrim thelbësor si për KQZ-në, ashtu dhe për partitë që marrin pjesë në administrimin e procesit, është parakusht i suksesit.

Për këtë arsye kam dalë sot të kërkoj publikisht vemendjen e partive politike në respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të tjera në fuqi, në përmbushje të rolit të tyre të rëndësishëm në mbarëvajtjen dhe mirëadministrimin e procesit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur module të ndryshme trajnimi për të gjithë nivelet e aktorëve të përfshirë në administrimin zgjedhor, të cilat do të jenë lehtësisht të aksesueshme edhe në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së.

Këto module trainimi kanë vlerë jo vetëm për komisionerët dhe numëruesit e ardhshëm të zgjedhjeve. Ato u vlejnë stafeve të partive politike, organizatave vëzhguese të zgjedhjeve, grupeve vulnerabël etj. Kalendari ynë i trajnimeve dhe edukimit zgjedhor, do synojë të përfshijë dhe bëjë të interesuar për administrimin zgjedhor shtresat e shoqërisë, elitat studentore apo grupet e angazhuara të interesit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zgjedhjet-2019-zguri-partite-politike-te-respektojne-dispozitat-e-kodit-zgjedhor

Recommended