Ora News - Partitë jo parlamentare: Zgjedhet e 2019-ës të bëhen me kodin e ri zgjedhor
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partitë politike joparlamentare zhvilluan të hënën një tryezë të përbashkët nga ku apeluan për përfundimin e reformës zgjedhore, si kusht i panegociueshëm për aspiratën europiane. Partitë kërkuan që kjo reformë të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse dhe të udhëhiqet nga prezenca e OSBE-së.

Paritë politike jo parlamentare kërkojnë që reforma zgjedhore të udhëhiqet nga prezenca e OSBE-së, të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse në mënyrë që të mos penalizojë partitë e reja.

Subjektet joparlamentare zhvilluan të hënën një tryezë të përbashkët të drejtuar nga bashkëkryetarët Koço Kokëdhima i Partisë Zgjidhja dhe Arben Tafaj i Partisë Agrare.

Arben Tafaj: Do të synojmë përsëri në aleancat e partive të mëdha, ne e dimë dashamirësinë e tyre, vullnetin dhe gjithë hilet që përdorin. Apo do të kemi aleatët tanë ndërkombëtarë, sikurse Shqipëria në historinë e vet i ka pasur këto aleanca, Amerikën dhe OSBE.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/partite-jo-parlamentare-zgjedhet-e-2019-es-te-behen-me-kodin-e-ri-zgjedhor
Recommended