Opozitës parlamentare i ikën vota e parë, Maliqi në Ora News: Do ta votoj Kodin e Ri zgjedhor
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Ndërsa Partia Socialiste është vënë në kërkim të 6 votave në Kuvend për të votuar Kodin e ri Zgjedhor të dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare, nga studio e Ora News u konfirmua e para.

Deputeti Lefter Maliqi edhe pse u shpreh dashamirës i listave të hapura deklaroi se do të votojë reformën zgjedhore e cila tashmë ka edhe pëlqimin e ndërkombëtarëve.

Maliqi: Unë mendoj që kjo marrëveshje të jetë e sinqertë nga ndërkombëtarët. Pavarësisht se si do të vijë në komisionin e reformës. Kur të vijë drafti final, për fatin e vendit dhe për të pasur një demokraci solide në parlament, unë jam i detyruar ta votojë këtë nismë që është përshëndetur dhe nga ndërkombëtarët. Kur do që të bëhen listat e hapura unë do të jem sërish me to. Unë dhe rajonal me lista të hapura do të isha i kënaqur.

Kujtojmë se mazhoranca në Kuvend ka 78 vota, dhe i duhen edhe gjashtë të tjera, në mënyrë që të mund të kalojë Reformën Zgjedhore.


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/opozites-parlamentare-i-iken-vota-e-pare-maliqi-ne-ora-news-do-ta-votoj-kodin-e-ri-zgjedhor

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended