Ora News - Zekthi: Nuk ka opozitë parlamentare, këta nuk e bllokojnë dot kodin zgjedhor
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Pavarësisht se ka një marrëveshje për të kaluar reformën zgjedhore për votim në parlament nga mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentare, opozita brenda parlamentit është shfaqur këmbëngulëse në ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Madje ato kanë kërcënuar me veto në komisionin zgjedhor duke e penguar më pas votimin e saj në parlament.

Por për politologun, Fitim Zekthi, opozita parlamentare nuk ka një fuqi për të bllokuar këtë reformë. I ftuar në një intervistë për Ora News, ai u tregua kritik për deputetët e opozitës parlamentare pasi ata nuk artikulojnë teza alternative qeverisëse.

Sipas Zekthit, i vetmi që ka fuqinë për të bllokuar reformën zgjedhore është kryeministri Rama.

Zekthi: Shqipëria nuk ka një opozitë në parlament sot. Parlamenti është i përbërë nga 120 deputetë që janë të mazhorancës të Ramës. Opozita është entitet politik alternativ për qeverisje, zëvendëson qeverisjen. Deputetët Murrizi, Roshi, Musai apo Gjuzi nuk janë një entitet politik i tillë alternativ qeverisës. Janë disa persona që kanë shkuar në parlament për punët e tyre. Votojnë njëherë po e njëherë jo si të dali situata. Opozitë parlamentare këta nuk janë. Nuk artikulojnë teza të një alternative të re qeverisjes. Opozita ka një detyrë themelore, të thonë të vërtetat e mëdha. Nuk besoj që këta kanë potencialin për të bllokuar kodin. Mazhoranca mund të pengojë kodin sepse kështu mund të ketë interesat e vetë.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/zekthi-nuk-ka-opozite-parlamentare-keta-nuk-e-bllokojne-dot-kodin-zgjedhor

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended