Opozita pas takimit me Ramën: Nuk votojmë kodin e ri zgjedhor pa u plotësuar kërkesat tona
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Pas thirrjes së deputetit Myslym Murrizi, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim prej 30 minutash me opozitën parlamentare gjatë pasdites së sotme, 7 korrik 2020.

Takimi, që nisi në orën 19:14 në ambjentet e kryesisë së Kuvendit, erdhi pas kërkesave për listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese.

I përpiktë me orarin ishte deputeti Myslym Murrizi i cili mbërriti gjysmë ore para takimit.

Pas tij, takimit i janë bashkuar edhe deputeti Edmond Stojku dhe Rudina Hajdari.

Opozitës iu desh të presë disa minuta pasi Rama mbërriti në kryesi rreth çerek ore me vonesë nga orari zyrtar.

Në mbyllje të takimit, deputetja Rudina Hajdari deklaroi se opozita parlamentare do ta kushtëzojë votën për miratimin e kodit të ri zgjedhor me hapjen e listave.

Hajdari: Marrëveshja i shërbeu integrimit të Shqipërisë dhe riktheu në sistem PD-LSI por nuk është një marrëveshje e plotë. Sot kemi edhe kontrollin e parlamentit sepse Edi Rama nuk i ka votat për atë marrëveshje.Nuk tërhiqemi nga kërkesa jonë. Padiskutim që do ta kushtëzojmë, jemi 29 deputetë plus të tjerë që nuk janë shprehur që do ta kushtëzojmë votën. Pa patur lista të hapura, ndryshime kushtetuse që garantojnë që në zgjedhjet e ardhshme do të shkojmë me lista të hapura nuk ka shans që ne të votojmë. Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim me kërkesat tona. Do ti imponohemi mazhorancës sepse nuk i kanë votat. Jemi unison e gjithë opozita parlamentare dhe nuk lëshojmë asnjë cm.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rama-takim-me-opoziten-parlamentare-ne-oren-1900

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended