Ndryshime në kodin zgjedhor, KQZ nuk preket - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka bere gati ndryshimet ne kodin elektoral por komisioni qendror i zgjedhjeve dhe çështje te tjera thelbësore te ligjit nuk preken. Ministri per çështjet vendore Bledi Çuçi konfirmon se ndërhyrjet janë përqendruar vetëm tek përshtatja me hartën e re territoriale; ndërkohë qe ne lidhje me KQZ se shpejti maxhoranca do te plotësoje vendet qe janë bosh prej me shume se nje vit, edhe pse fati i kreut te këtij institucioni mbetet i paqarte. Çuçi sqaron se ndryshimet ne ligjin elektoral prekin 3 momente, përcaktimin e zonave te administrimit zgjedhor, heqin konceptin e komunës dhe ndryshojnë minibashkite e Tiranës. Minibashkite nuk do te kenë kryetar te zgjedhur por do te kene nje administrator te përcaktuar nga kryetari i Bashkisë se Tiranës. Kjo është e para here ne me shume se nje dekade qe Shqipëria para zgjedhjeve nuk plotëson rekomandimet qe OSBE-ODIHR la si detyrim pas procesit  te 23 qershorit; por sipas Çuçit  përgjegjësia per mungesën e nje reforme është e opozitës e cila ka zgjedhur rrugën e bojkotit. Pas disa ditësh pritet qe ndryshimet ne kodin zgjedhor te mbërrijnë ne qeveri e me pas te kalojnë ne komisionin e ligjeve per tu miratuar ne parlament.
Recommended