Ora News - Reagon Zguri: Sulmet abuzive politike cënojnë pavarësinë e KQZ

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka reaguar pas kërkesës së grupit parlamentar të PS-së për shkarkimin e tij si kryetar i Komisionit.

Në një gjuhë tejet institucionale dhe pa dashur të përfshihet në debatin politik, Zguri thotë se për rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës çdo gjë është e dokumentuar dhe transparente dhe e vërteta është ndryshe nga çfarë pretentojnë socialistët, të cilët e akuzojnë për shkelje të hapur të ligjit.

Zguri: Puna e KQZ-së për fat të mirë është në dritën e diellit. Nuk ka vetëm kronika lajmesh, por ka mbledhje, procesverbale, akte dhe vendime. Të gjitha publike. Të gjitha mund te konsultohen në çdo kohe nga çdo njeri. KQZ-ja nuk fsheh. KQZ-ja vetem zbardh. Kështu që edhe në rastin konkret, e vërteta është krejt tjeter, është e kundërta e asaj që pretendohet. Por, në respekt të funksionit zyrtar që mbuloj, une e kam të ndaluar të perfshihem në beteja, apo lojra politike, ndaj nuk bëhem dot pjesë e debatit. Përgjigjia ime mund të jetë vetëm zyrtare dhe vetëm drejtuar organit të emërtesës, sapo ai ta kërkoje këtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/reagon-zguri-sulmet-abuzive-politike-cenojne-pavaresine-e-kqz

Recommended