Ora News - KQZ zyrtarisht në ngërç, Zguri letër Kuvendit: S'ka kuorum për mbledhje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, prej 11 tetorit ka hyrë zyrtarisht në ngërç për shkak të vakancave të krijuara. Parlamenti duhet të kishte nisur procedurën për zëvendësimin e 4 anëtarëve por ndërhyrjet politike ne formulën e kompozimit e vënë në vështirësi zgjedhjen, duke e lënë në dorë sërish të vullnetit politik. Ora News ka siguruar letrën e KQZ-së, ku shpreh shqetësim për mosfunksionimin e institucionit.

8 muaj nga zgjedhjet vendore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është në pamundësi funksionimi dhe në ngërç poltik, për shkak të përfundimit të mandatit të 4 anëtarëve.

Këtë shqetësim kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ia ka shprehur zyrtarisht kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ora News, ka siguruar letrën që mban datë 15 tetor 2018, e firmosur nga Klemet Zguri ku ngrihet ky shqetësim.

Zguri: ?Duke qenë se në detyrë tashmë jan vetëm 3 anëtarë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është pa kuorumin e nevojshëm për vlefshmërinë e mbledhjeve dhe veprimtarinë normale të tij?.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka njoftuar Kuvendin që në 11 shtator për 4 vakancat në institucion, e në bazë të ligjit Komisioni i Ligjeve duhet të kishte nisur procedurën për zëvendësimin e anëtarëve.

Por për shkak të ndërhyrjeve ekstraligjore të politikës në këtë institucion, formula e kompozimit të Komsionit Qendror të Zgjedhjeve e miratuar me konsensus në vitin 2012 ka dështuar dhe kjo mund të zgjidhet sërish vetëm me konsensus politik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kqz-zyrtarisht-ne-ngerc-zguri-leter-kuvendit-ska-kuorum-mbledhje

Recommended