Hapen 11 kuti në Bashkinë Lezhë/ Testi i parë mbi procesin zgjedhor: Bie pretendimi se ka më shumë
  • 5 years ago
TIRANE - Procesi zgjedhor i 30 qershorit u mbajt mes polemikave të shumta politike, mes presionit nga opozita joparlamentare për të mos shkuar në zgjedhje, nga presidenti me një dekret që zhdekretoi 30 qershorin, akt i konsideruar nul nga mazhoranca, dhe me sulme të dhunshme ndaj KAZAZ-ve. Teksa 30 qershori u bë fakt dhe shqiptarët shkuan në votime, 'lufta' u përqendrua e gjitha tek pjesëmarrja.

Me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ në disa bashki (proces që është në vijimësi), Partia Demokratike, më tej Bindja Demokratike, dhe së fundi Eduart Ndocaj nga Partia Konservatore, hodhën akuza ndaj procesit se pati më shumë vota se sa votues, një pretendim që mazhoranca sipas tyre e ka bërë për të rritur pjesëmarrjen.

Testi i parë politik mbi këto pretendime, kaloi këtë të premten në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku u hapën dhe u rinumëruan votat në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës, nga 126 kuti në total që kishte bashkia e Lezhës. Vendimi i rinumërimit u mor pasi KQZ dje pranoi kërkesën e kandidatit për Bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, i cili solli disa prova materiale (dëshmi nga qytetarët) që tregonin sipas tij se në këto qendra kanë dalë më shumë vota se sa numri i personave të regjistruar në lista si votues. Ndryshe ndodhi me ankimimin e Bindjes Demokratike me të njëjtën përmbajtje në thelb (Kanë rezultuar votues edhe ata që nuk kanë qenë në Shqipëri), e cila u refuzua nga KQZ pasi nuk solli prova.

Në mbledhjen me dyer të hapura të transmetuar LIVE në mediat informative, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi votat në këto 11 qendra votimi (11 kuti) nga ku në përfundim numri i votave doli i njëjtë me ato që të shkruara në procesverbal nga numëruesit e 30 qershorit.
Recommended