Ora News - Atentat në Durrës, vritet miku i Shullazit, një tjetër plagoset
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edison Harizaj, i njohur si mik i Emiljano Shullazit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në një atentat në Durrës, ndërsa miku i tij Genci Çaçi mbeti i plagosur rëndë.

Mbrëmjen e së martës, 6 nëntor, ora 22:50 dy djemtë po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Vlorës, me një makinë luksoze.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dhe shoku i tij ndodheshin në makinën tip ?Audi A8? me targa AA 857, në lagjen 13 të qytetit, kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona te paidentifikuar.

Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes ekspertët dyshojnë se viktima dhe i plagosuri po ndiqeshin nga të paktën një tjetër makinë. Për të shmangur ndjekjen, drejtuesi i mjetit ka dalë nga autostrada pranë lagjes 13 në qytetin e Durrësit. Pikërisht në këtë zonë autorët i kanë derdhur breshëri mbi makinën ku ndodhej Edison Hariyaj për më shumë se 30 metra në lëvizje.

Sic tregojnë edhe pamjet, plumbat janë përqëndruar kryesisht në derën e parë drejtuesit të mjetit, ku burimet thonë se ishte 39 vjeçari Edison Harizaj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-nje-i-vrare-dhe-nje-i-plagosur-me-arme-zjarri
Recommended