Ora News - Atentat në Durrës, vritet miku i Shullazit dhe shoku i tij
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edison Harizaj, i njohur si mik i Emiljano Shullazit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në një atentat në Durrës, ndërsa miku i tij Genci Caci mbeti i plagosur rëndë e më pas vdiq në spital në orët e mbrëmjes së të mërkurës (7 nëntor).

Ata po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Vlorës, me një makinë luksoze. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes ekspertët dyshojnë se viktimat po ndiqeshin nga të paktën një tjetër makinë.

Për të shmangur ndjekjen, drejtuesi i mjetit ka dalë nga autostrada pranë lagjes 13 në qytetin e Durrësit. Pikërisht në këtë zonë autorët i kanë derdhur breshëri mbi makinën ku ndodhej Edison Harizaj për më shumë se 30 metra në lëvizje

Siç tregojnë edhe këto pamje, plumbat janë përqendruar kryesisht në derën e parë drejtuesit të mjetit, ku burimet thonë se ishte 39 vjeçari Edison Harizaj!

Ai ka marrë disa goditje dhe për pasojë ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje! Shoku i tij 33-vjecar mbeti i plagosur rëndë, me disa plumba në trup e gjymtyrët e poshtme. Ai është sjellë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku humbi jetën pasi u mbajt në jetë me aparatura deri në mbrëmjen e të mërkurës.

Dyshohet se pjesëmarrës në atentat kanë qenë disa persona, të cilët mësohet se anë larguar me shpejtësi drejt Shën Vlashit, ku i kanë vënë flakën makinës që u përdor për vrasjen.

Është kjo makinë që sipas burimeve policore rezulton e denoncuar e vjedhur prej disa kohësh.

Për shkak se viktima e atentatit Edison Harizaj, ka qenë një emër i njohur për drejtësinë dhe me veprimtari të dyshuar kriminale në disa qytete, hetimet veç Durrësit janë shtrirë edhe në Tiranë e Vlorë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-nje-i-vrare-dhe-nje-i-plagosur-me-arme-zjarri
Recommended