Ora News - Atentat në Durrës, vritet miku i Shullazit, një tjetër plagoset
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një atentati me armë zjarri në qytetin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (6 nëntor) në lagjen 13 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dhe personi i plagosur ndodheshin në makinën tip ?Audi A8? me targa AA 857, kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona te paidentifikuar.

Viktima është Edison Harizaj 39 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur Genci Çaçi 33 vjeç, të dy nga Vlora dhe me precedent penal.
Viktima, pjesë e grupit të Emiljano Shullazit

Viktima dhe i plagosuri po udhëtonin nga Tirana drejt Vlorës, ndërsa mësohet se Harizaj ishte pjesë e grupit të Emiljano Shullazit. Fillimisht u raportua se Genci Çaçi ndërroi jetë në spital, por më pas u konfirmua se ai kishte pësuar vdekje klinike dhe tani ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka marrë disa plumba në trup.

Gjithashtu, Edison Harizaj dyshohet se është i përfshirë edhe në rrëmbimin e pak muajve më parë të Albano Xhaferrit në Vlorë dhe në vrasjen e gjyqtarit Skerdilaid Konomi në 9 shtator 2011 me një shpërthim eksplozivi në automjetin e tij, në bulevardin kryesor të këtij qyteti.

Është gjetur një makinë e djegur

Ende nuk ka informacion se kush mund të ketë kryer atentatin, por në zonën e Shën Vlashit është gjetur një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve. Makina mësohet se është raportuar e vjedhur, por nuk dihet kujt personi i përket. Ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre.

Atentati nga më shumë se një person

Atentati mendohet se është kryer nga më shumë se një person dhe ka qenë i mirëorganizuar, pasi autorët kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e dy personave. Po ashtu autorët kanë qëlluar me më shumë se një karikatore kallashnikovi në drejtim të dy personave.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/durres-nje-i-vrare-dhe-nje-i-plagosur-me-arme-zjarri
Recommended