Ora News - Atentat në Shkodër: Vritet kushëriri i biznesmenit Arjan Ferracaku, një tjetër plagoset
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 40 vjeçar humbi jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në një atentat me armë të ndodhur të mërkurën e 14 nëntorit në lagjen ?Partizani? në Shkodër.
Krimi ndodhi rreth orës 11:15 minuta në hyrje të merkatës në rus një zonë tepër e populluar gjatë ditës në qytetin e Shkodrës.

I vrarë mbeti Fatos Ferracaku, 40 vjeç - i afërm i biznesmenit Arjan Ferracaku i cili u ekzekutua më 1 shtator 2018 po në Shkodër - dhe u plagos Fatmir Mehaj, tregtar peshku

Atentati nga dy persona të maskuar- Sipas raportimeve të dëshmitarëve në vendngjarje dhe policisë lokale, kanë qënë dy persona të maskuar që lëviznin me një motoçikletë që qëlluan në drejtim të 31 vjeçarit, ku plumbat më pas kapën edhe tregtarin e peshkut, pasi të dy po qëndronin me njëri tjetrin.

Ka ende gëzhoja në vendngjarje" raportoi gazetari i Ora News në një transmetim direkt nga vendngjarja, ora 11: 30.

Plumbat e kapën në kokë, gjoks dhe këmbë 40 vjeçarin që rezultuan edhe fatal për të, pasi humbi jetën në spital, ndërsa shtetasi tjetër ndodhet jashtë rreziku për jetën, pasi plumbat e goditën në pjesën e legenit dhe kofshë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkoder-te-shtena-me-arme-ne-lagjen-rus
Recommended