Report Tv-Shkodër/ Vritet në atentat kushëriri i Arjan Ferracakut

  • 6 years ago
Shkodër- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër në lagjen "Partizani", në afërsi të zonës së njohur si Markata, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Report Tv ka mësuar se viktimë ka mbetur Fatos Ferracaku 40 vjeç i cili është qëlluar me një plumb në kokë, ndërsa i plagosuri është Fatmir Mehaj 49 vjeç. REPORT TV siguron fotot e viktimës dhe të të plagosurit nga atentati sot në Shkodër. Viktima dhe i plagosur ishin të dy tregtarë peshku në tregun e Shkodrës. Autorët mësohet se kanë qenë dy persona me motor dhe skafandra, i cili ka ndaluar përpara shënjestrës dhe kanë ekzekutuar Ferracakun.


Report Tv mëson se Fatos Ferracaku është kushëri i afërt me biznesmenin Arjan Ferracaku, i vrarë më 1 shtator në një atentat. Fatos Ferracaku është djali i xhaxhait të Kujtim Ferracakut, babait të 31-vjeçarit që u vra mbi kalë. Gjithashtu mësohet se atentati ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku në janar të vitit 2018 iu vendos tritol Lulzim Kullës, i njohur ndryshe si 'i forti' i Shkodrës, tashmë i prangosur.

Recommended