Report Tv-Sherri mes fqinjëve për vjedhje lekësh, vritet me thikë 54-vjeçari në Shkodër

  • 6 years ago
SHKODER-Një vrasje mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur, "Ura e Thive". Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është vrarë me thikë Prendush Fushaj, 55 vjeç.

Report Tv mëson se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi Alfred Pëllumbi, rreth 30 vjeç. Report Tv ka mësuar se Fusha me autorin kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin. Pas një konflikti të çastit, autori e ka qëlluar me thikë dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital pas plagëve të shumta që ka marrë.

Recommended