Ora News - Atentat në Shkodër: Vritet kushëriri i biznesmenit Arjan Ferracaku, një tjetër plagoset
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 31 vjeçar humbi jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në një atentat me armë të ndodhur të mërkurën e 14 nëntorit në lagjen ?Partizani? në Shkodër.
Krimi ndodhi rreth orës 11:15 minuta në hyrje të merkatës në rus një zonë tepër e populluar gjatë ditës në qytetin e Shkodrës.

I vrarë mbeti Fatos Ferracaku, 31 vjeç - i afërm i biznesmenit Arjan Ferracaku i cili u ekzekutua më 1 shtator 2018 po në Shkodër - dhe u plagos Fatmir Mehaj, tregtar peshku

Atentati nga dy persona të maskuar- Sipas raportimeve të dëshmitarëve në vendngjarje dhe policisë lokale, kanë qënë dy persona të maskuar që lëviznin me një motoçikletë që qëlluan në drejtim të 31 vjeçarit, ku plumbat më pas kapën edhe tregtarin e peshkut, pasi të dy po qëndronin me njëri tjetrin.

Ka ende gëzhoja në vendngjarje" raportoi gazetari i Ora News në një transmetim direkt nga vendngjarja, ora 11: 30.

Plumbat e kapën në kokë, gjoks dhe këmbë 31 vjeçarin që rezultuan edhe fatal për të, pasi humbi jetën në spital, ndërsa shtetasi tjetër ndodhet jashtë rreziku për jetën, pasi plumbat e goditën në pjesën e legenit dhe kofshë.

"Sot rreth orës 11:15 në lagjen ?Partizani? në vendin e quajtur 'Merkata Rus', dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve." Informoi zyrtarisht policia e Shkodrës.

Autorët djegin motorin- Autorët kanë shpejtuar të ikin nga vendi i ngjarjes dhe disa metra më tutje, në zonën e njohur si Livadhe kanë djegur motorrin me të cilin lëviznin dhe janë larguar në drejtim të paditur.

"Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen 'Guerrile" informoi policia.

FNSH ngre pika kontrolli pyeten dëshmitarë - Policia bëri shoqërimin në komisariat të disa tregtarëve që rezultojnë dëshmitarë okularë, ndërsa në ndihmë pritet ti vijnë edhe kamerat e sigurisë të subjekteve përreth.

Ndërkohë policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët. Policia e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112.

Viktima kusheriri i Arjan Ferracakut - Viktima rezulton kushëri i Arjan Ferracakut, i vrarë pak muaj më parë në zonën e Livadheve në Shkoder, ngjarje për të cilën policia nuk ka ende autor të dyshuar. Të paqarta mbeten shkaqet e kësaj ngjarje të radhës që trondit kryeqendrën e veriut, duke rënduar bilancin e vrasjeve dhe plagosjeve pa autor
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-te-shtena-me-arme-ne-lagjen-rus
Recommended