Vritet në atentat 32-vjeçari, plagoset miku i tij
  • 6 years ago
?Një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos mbrëmjen e të dielës në rrugën ?Shefqet Musaraj? rreth orës 17:45, jo shumë larg nga Komisariati i Policisë nr.2 në kryeqytet. Emiliano Boçi, njohur edhe me emrin Roland Boçi, u qëllua katër herë me armë zjarri. Po ashtu miku i tij Melvin Disha mbeti i plagosur.?

Ngjarja ndodhi kur Emiliano Boçi, ky që shihni në këtë foto dhe miku sapo kishin hipur në një makinë ?Porsche?, poshtë shtëpisë së banimit të Boçit, ne zonën e 21 Dhjetorit.

Një person i paidentifikuar u afrua dhe qëlloi katër herë drejt tyre. Dy prej plumbave zunë në kokë 32-vjeçarin, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës, ku dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Pak kohë më vonë, në spital mbërriti edhe i plagosuri tjetër, Melvin Disha, 27 vjeç. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti katër gëzhoja të një pistolete ?Zastava? të kalibrit 6.75 mm.

Fillimisht policia ngriti dyshimin se vrasja ishte bërë me pistoletë silenciator, por më vonë ky version ra poshtë.

Dyshimet e policisë për ngjarjen janë përqendruar në disa pista. E para është ajo e hakmarrjes që lidhet me problemet e Boçit në të shkuarën. Kjo pasi në vitin 2010, ai është plagosur pas një konflikti për motive banale në afërsi të sheshit Wilson.

Një pistë tjetër është ajo e një hakmarrjeje për çështje hasmërie të familjes. Hetuesit thonë se 32-vjecari kishte vetëm pak javë që ishte kthyer nga jashtë vendit. Policia po heton edhe një pistë që lidhet me konflikte apo aktivitete të paligjshme të Boçit jashtë vendit.

Tv Klan
Recommended