Atentat me silenciator në Tiranë, vritet 40-vjeçari në makinë, në Pezë të Vogël një mjet i djegur

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Krimi godet në kryeqytet. Mbrëmjen e sotme një person është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri pistoletë silanciator në zonën e Komunës së Parisit.

Viktima i identifikuar si Hekuran Billa, 40 vjeç, ka qenë duke lëvizur me një mjet tip BMW X6 e bardhë kur është qëlluar nga një person i maskuar në afërsi të një qendre tregtare, ku kishte dhe një agjenci të dhënies së makinave me qira.

Për pasojë drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen në vend nga dy plumba të marrë në trup. Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, makina e tij është përplasur me dy të tjera.

"Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij"njofton policia.

Autori i krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja me një automjet në drejtim të autostradës.

Dyshohet se ekzekutori e ka hedhur armën e krimit në një prej koshave të mbeturinave.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vrasje-me-arme-zjarri-te-komuna-e-parisit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended