Tiranë/ Gjendet i vrarë në makinë një person, u ekzekutua me armë me silenciator!
  • 4 years ago
Një person është vrarë mbrëmjen e kësaj të enjte në makinë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vrasja është bërë me silenciator. Report Tv sjell foto nga vendi i ngjarjes. Trupi i pajetë është gjetur në makinën e tij, pranë qendrës tregtare Kristal Centre. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Recommended