Durrës, njolla gjaku dhe xhama të thyer/ Report TV në vendin ku u vra miku i Shullazit

  • 5 years ago
REPORT TV solli pamje nga vendi i ngjarjes, ku u ekzekutua mbrëmë në Durrës Edison Harizaj dhe u plagos shoku i tij. Report Tv ka rindërtuar edhe njëherë skemën si u realizua vrasja në lagjen nr.13 në unazën e plazhit të qytetit bregdetar.

Autorët kanë pasur informacion të saktë mbi lëvizjen e autorëve, ndërsa kanë qenë në kundravajtje, përballë duke qëlluar me breshëri kallashnikovi makinën tip Audi ku po udhëtonin Harizaj dhe shoku i Genci Caci.E ndërsa makina e viktimës është larguar nga grupi hetimor, në vendin e ngjarjes duken njollat e gjakut dhe xhamat e thyer nga breshëria e plumbave të kallashnikovit.

Vraja mafioze ka qenë e planifikuar mirë, pasi pas ekzekutimit autorët janë larguar në drejtim të Shën Vlashit duke djegur makinën te varrezat.

Recommended