Ekzekutimi ne Athine, mamaja e shqiptarit qan ne vendin ku iu vra i biri
  • 3 years ago
Gruaja në foto është nëna e 34-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua mr armë në një lokal në mes të Athinës pasditen e kësaj të diele. Mediat greke kanë publikuar video të nënës së shqiptarit të vrarë, e cila qan në trotuar, pak metra larg vendit ku iu vra i biri.
Ajo thotë se policia greke e di se cilët janë vrasësit e djalit të saj, por nuk i arreston, teksa përmend edhe emrin e të birit që quajnë Ari.
“Ari, ku do ta dëgjoj tani zërin tënd. Ari im... më tha djali që do të dal jashtë.... Ari... Ku është policia? Ku janë vrasësit që vranë fëmijën tim? Nuk i njohin kush janë? I njohin por nuk duan që t’i kapin. Nuk duan t’i kapin... I njohin, i njohin... Shqiptarët e m***it”, thotë mes lotësh nëna e 34-vjeçarit të ndjerë.
Shqiptari u qëllua me të paktën 8 plumba teksa qëndronte i ulur brenda një lokali në lagjen Sepolia në Athinë. Ai ka marrë plagë në trup dhe në kokë. Vrasësi u fut brenda lokalit, qëlloi me gjaknxehtësi mbi shqiptarin dhe u largua. Sipas shtypit grek, dyshohet të jetë arratisur me taksi.
Mediat e Athinës raportojnë se shqiptari që u ekzekutua është një emër i njohur për autoritetet greke. Ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës, si dhe i dënuar për vrasje në tentantivë, vjedhje e grabitje. 34-vjeçarit i janë bërë edhe atentate të tjera në të kaluarën. I fundit ka qenë në muajin Shkurt sërish në Athinë, kur u qëllua në mes të rrugës.
Edhe në atë ngjarje, atentatorët u arratisën me një taksi, por pistoletën e harruan brenda makinës. Gjithashtu, një ditë para atentatit të muajit Shkurt, 34-vjeçari ishte ndaluar nga policia pasi ishte vënë re duke qarkulluar me një jelek anti-plumb të veshur.
Recommended