2 të rinj vjedhin xhiron ditore të karburantit në Selitë, dalin pamjet kur 22-vjeçari dhunon punonjësin e subjektit
  • 5 months ago
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Selita” është zbardhur një rast i vjedhjes me dhunë të një shume parash në një pikë karburanti në Selitë të ndodhur më 9 Dhjetor të këtij viti rreth orës 01:40. Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar 2 të rinj, konkretisht 22-vjeçarin Aleksandro Lazaj dhe 21-vjeçarin Kristjan Lazaj.

Siç duket dhe nga pamjet, të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë afruar tek karburanti në Selitë dhe 22-vjeçari Aleksandro Lazaj ka zbritur nga makina. Nga ana tjetër, 21-vjeçari Kristjan Lazaj është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa tjetri ka vjedhur xhiron ditore duke ushtruar dhunë ndaj punonjësit të karburantit.

Policia ka sekuestruar një thikë, përforcues grushi, veshjet dhe automjeti që të rinjtë kanë përdorur për të kryer krimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Recommended