RTV Ora - Ekzekutimi mafioz në Shkodër, Policia: Një nga vëllezërit ishte i armatosur
  • 5 years ago
#rtvora

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e dy vëllezërve Bilali, ditën e djeshme në vendin e quajtur "Zooteknika"në lagjen "Guerrile" në Shkodër.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se një nga viktimat ka qenë i armatosur në momentin e atentatit dhe arma është gjetur nga policia gjatë kqyrjes së zonës së krimit.

Vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, përkatësisht 59 dhe 61 vjeç kanë qenë duke rregulluar një portë të re hyrëse në oborrin e shtëpisë kur është afruar ekzekutori (ët) dhe i ka qëlluar.

Breshëria e plumbave mbi to, u shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Gjendjet e djegur makina - Autorët që dyshohet se kanë qënë të maskuar, lëviznin me një automjet tip Benz që u gjet i djegur disa metra larg vendit të ngjarjes, ne zonën e Livadheve.

Në makinën pjesërisht të djegur është gjetur arma tip ?kallash? me të cilën autori (ët) ka ekzekutuar dy vëllezërit.

Makina që autorët kanë përdorur gjatë atentatit ka qenë e vjedhur, e denoncuar në polici dhe me targa fallso.

Targa e makinës së autorëve ishte vjedhur nga një mjet tip Wolksvagen dhe i ishin vendosur Benzit.

Shoqërohen 20 persona - Policia e Shkodrës njofton e ka shoqëruar mbi 20 persona dhe po vijon procesi i marrjes në pyetje.

Shkarkohet drejtori Vehbi Bushati - Ditën e djeshme ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas atentatit mafioz shkarkoi nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati.

Në krye të Drejtorisë Vendore të Shkodrës është vendosur Niko Brahimi, një nga drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ekzekutimi-mafioz-ne-shkoder-policia-nje-nga-viktimat-ka-qene-i-armatosur-shoqerohen-20-persona

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended