Top News - Ekzekutimi mafioz/ Elbasan, autorët djegin makinën
  • 3 years ago
Elbasani është tronditur mëngjesin e kësaj të enjteje nga një vrasje, e cila për nga karakteristikat mund të konsiderohet si tipikisht mafioze. Bujar Cela është ekzekutuar në kryqëzimin e rrugës që hyn dhe del nga Elbasani, pranë një pike karburanti, ku edhe në të kaluarën ka ndodhur edhe një vrasje tjetër e dyfishtë.

Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës i shpallur në kërkim për disa vepra penale dhe duket se pista e policisë ka qenë ajo e hakmarrjes. Sipas Policisë autorët kanë qenë tre dhe të veshur me uniforma policie, të cilët qëlluan me armë duke ekzekutuar Bujar Celën, i cili ishte në këmbë dhe sapo ka dalë nga lokali.

Burimet e Policisë thanë se Cela ndiqej prej autorëve deri në momentin, kur kanë gjetur mundësinë e ekzekutimit. Pas atentatit autorët janë larguar me shpejtësi përgjatë rrugës Elbasan-Peqin dhe në vendin e quajtur Murras kanë djegur makinën, ashtu sikurse ndodh gjithmonë në raste të tilla dhe në krime të këtij lloji.

Ndërkohë, policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit të Elbasanit. Mësohet se zona është e monitoruar me kamera, për shkak se aty pranë janë tre karburante, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e të gjithë dinamikës së ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve, ndërsa bëhet e ditur se ky krim ka lidhje me të tjera ngjarje që kanë ndodhur në kohë dhe vende të ndryshme në qarkun e Elbasanit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Elbasan#BujarBujar CelaCela#TopChannel
Recommended