Top News - Ekzekutimi në Tiranë/ Autorët në ndjekje të viktimës!

  • 4 years ago
Atentati që tronditi Tiranën mbrëmjen e djeshme është kryer nga vrasës me pagesë. Ky është dyshimi i parë që ka ngritur policia, nisur nga skema e pëdorur nga aurtorët.
Autorët e kanë gjurmuar për disa ditë me radhë për të mësuar lëvizjet e 40-vjeçarit Hekuran Billa. Dje në mbrëmje i janë vënë në ndjekje dhe madje kanë pirë kafe në të njëjtin lokal me të, pa u vënë re. Kjo tregon se autori dhe viktimat nuk kanë pasur njohje mes tyre, duke shtuar dyshimet se autorët kanë qenë vrasës të paguar.

Në vendngjarje janë sekuestruar rreth 30 gëzhoja. Ndërkohë, arma mp5 automatike e përdorur në krim është e ngjashme me ato që përdor garda dhe është dërguar ne laborator. Kjo armë nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.Po ashtu edhe mjeti Benz me portobagazh nuk rezulton i regjistruar. Targat e përdorura AA829 kanë qenë të vjedhura në Lezhë një vit më pare.
Ndërkohë që prej mëngjesit, ekspertë të kriminalistikës janë rikthyer në vendin e ngjarjes për të kryer të tjera veprime hetimore. Mësohet se një prej elementëve që pritet të ndihmojë në hetim janë kamerat e sigurisë të bizneseve.
Nga ana tjetër mbrëmë vonë janë marrë në pyetje disa persona, që mund të kenë parë lëvizjet e autorëve, largimin e tyre pas krimit, apo detaje të tjera të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HekuranBilla#Policia#TopChannel

Recommended