Shpallet në kërkim Gentian Doçi/ Pengmarrja, policia në aksion për të gjetur trupin e viktimës

  • 4 years ago
Jemi në zonën e Maskurisë, pak kilometra larg resorit ?Golden?, aty ku u mbajt peng Jak Prenga. Forcat e policisë janë zhvendosur pikërisht në këtë zonë ku ne gjendemi dhe po zhvillojnë kërkime intensive, pasi ka indicie paraprake se trupi i pengut të zhdukur është fshehur në këto kodra. Besohet se Jak Prenga ndërroi jetë për shkak të gjakderdhjes pasi ngeli i plagosur.


Rrëmbyesit thotë policia e shtetit, e transportuan nga Kamza me automjetin e vjedhur ?Range Over?, në bodrumin e resorit ?Golden?, nga ku më pas ai doli i pa jetë. Këto detaje dhe të dhëna i vërteton një kamera sigurie e këqyrur nga ekspertët e kriminalistikës, gjatë një hetimi intensiv, i cili po nxjerr në skenë emra të botës së krimit. Gjithashtu po ekspozon një organizatë të njohur, bashkim i tre grupeve kriminale që vepron në fushën e trafikut të kokainës dhe që ka nisur veprimtarinë në Ekuador.

Më tej ka angazhuar anëtarë të grupit kriminal nga qyteti i Shkodrës që pas zhdukjes së gati të 260 kilogramë kokainë, urdhëruan rrëmbimin e vëllait të Astrit Prengës, Jak Prenga. Përgjimet telefonike tregojnë se shtetasi Gentian Doçi, i shpallur në kërkim komunikon me vëllain e pengut të zhdukur. Kur ai pyetet ?se kur e kam vëllain??

Përgjigja është ?E di mirë se ku e ke vëllain pasi na keni prekur mallin?. Përgjime të tjera ekspozojnë edhe personazhe të tjera të narko-trafikut kryesisht në qytetin e Shkodrës, shtëpitë e së cilëve u kontrolluan nga forcat speciale por pa asnjë rezultat. Ashtu sikurse edhe kërkimet në zonën ku ne gjendemi që deri tani nuk kanë asnjë gjurmë të Jak Prengës.

Zhdukur në datën 17 janar në periferi të Tiranës, ditën me diell, dhe që nuk jeton më, si pasojë e përplasjes së një organizate kriminale të fuqishme me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Pengmarrja#TopChannel

Recommended