Reformatoret: PD humbi sepse drejtuesit u treguan te paafte (1 Nentor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Reformatorët e Partisë Demokratike kanë mbledhur sot aktivin e jashtëzakonshëm të degës së Tiranës. Krerët reformatorë kanë cilësuar shkaktarë për humbjen e PD-së në zgjedhje fushatën e gabuar të lidershipit partiak dhe imazhit të krijuar prej tij. Sipas tyre drejtuesit aktual të degës së PD-së Tiranë, u treguan krejtësisht të paaftë dhe inkompetentë në këtë fushatë.
"Lidershipi që sot ka zgjedhur të bojkotojë aktivin e PD-së kthen në lajmmotiv deklarimet për rruspa, tritol, dhunë dhe burgje Burreli. Atyre që Partinë Demokratike të Shqipërisë duan t'a transformojnë në parti komuniste të vitit '45 apo në Partinë Socialiste të vitit 1997, ky aktiv i kryeqytetit duhet të japë një përgjigje të plotë dhe të qartë. Përmendim mitingje dhe të gjithë e dimë se ato janë pjesë e demokracisë dhe e politikës, por ato po përsëriten vend e pa vend, pa ide të reja dhe synime të qarta dhe efekti i tyre bie drejt zeros. Forca nuk tregohet me grumbullime periodike të një kontigjenti stabël në shesh. Forca dëshmohet në radhë të parë tek vota që të besohet ty."
Ky aktiv miratoi dhe një rezolutë në të cilën kërkohet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Kombëtar të PD-së si dhe angazhimi i këshilltarëve demokratë në këshillat bashkiakë. Aktivi i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve përfshirë dhe ata që zyrtarisht janë në struktura të tjera, si dhe të përndjekurve politikë, që të bashkohen në përpjekjet për reformimin dhe modernizimin e PD-së./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended