PD mbledh kryesinë: Protestë masive më 16 shkurt në Tiranë, të thirren ish-drejtuesit në parti

  • 5 years ago
Partia Demokratike dhe aleatët kanë vendosur të protestojnë në 16 shkurt ora 11:00 në Tiranë, përpara Kryeministrisë për largimin e qeverisë. Report Tv mëson se kjo protestë është parashikuar të jetë masive të cilës do t'i paraprijnë disa protesta në rrethe përpara kësaj date. Vendimi është marrë pasditen e sotme nga Kryesia e PD dhe në konsultim me krerët e partive aleate.

Report Tv ka mësuar 4 vendimet që janë marrë në mbledhjen e kryesisë së PD. Në kryesi është vendosur data 4 shkurt si ditë për protestat e opozitës në të gjithë Shqipërinë, dhe data 16 shkurt është përcaktuar si ditë proteste kombëtare në Tiranë. Gjithashtu, PD ka vendosur krijimin e Bordeve Këshillore dhe ngritjen e Bërthamës së Digjitalizimit. Ndërkohë që PD ka vendosur që të thirren në PD të gjithë ish-funksionarët nga vitit 1991.

Recommended