Shifrat e abuzimeve te femijeve ne Tirane, me te lartat ne rajon (2 Nentor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Fenomeni i keqtrajtimeve të fëmijëve në Shqipëri ka pasojat e veta. Tirana rendit shifra rrënqethëse. 74% e fëmijëve të moshës 6-12 vjeç, kanë provuar mbi shpatullat e tyre dhunën fizike në familje. Kjo situatë është monitoruar në një raport të veçantë të shoqërisë së trajnimit multidisiplinar për problemet e keqtrajtimit të fëmijëve. Raporti është i mbështetur në artikujt e disa mediave kryesore, të dhëna nga Ministria e Rendit Publik dhe nga shoqata të ndryshme.
Kështu në Tiranë, nga 1000 fëmijë që janë pyetur 11% prej tyre janë abuzuar seksualisht, 52% janë dhunuar emocionalisht, 19% janë përdorur për shfrytëzim prostitucioni. Mbi rreth 5000 fëmijë shfrytëzohen për punë, lypje dhe shpërndarje droge. Ndërsa rreth 43% e krimeve të ndodhura në Tiranë gjatë vitit '99, kanë patur si autor adoleshentë.
Rreth 74% e këtyre fëmijëve disa nga emocionet negative i kanë provuar nëpër shkolla. Sipas këtij raporti, media ka luajtur një rol të veçantë pasi gjatë vitit të fundit ka arritur të sensibilizojë shoqërinë, por faktet janë të dhimbshme. Për më tepër në kryeqytet dhe rrethina./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended