Rama cakton drejtuesit politik, PD: Me të njëjtën tufë hajdutësh kërkon të vjedhë Shqipërinë
  • 3 years ago
Sekretari i Përgjithëm i PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama pas mbledhjes së grupit paralmentar të PS-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Rama ka vendosur të njëjtët njerëz, që sipas tij do të vjedhin Shqipërinë.Ai ka bërë një analizë të secilit drejtues politik të PS-së në qarqet e vendit.

"Me të njëjtët njerëz, me të njëjtin model për të vjedhur.

Në Shkodër Ilir Beqjen, kryehajdutin e shëndetësisë së munguar për shqiptarët.

Në Tiranë, Elisën 5 milionë Euro, simbolin e korrupsionit në dogana dhe Veliajn e lavatriçes së pastrimit të parave, inceneratorëve, dhe vrasësit të Teatrit Kombëtar.

Në Lezhë, Linditën e arsimit që s'di këndim, që vulosi ligjin e arsimit të lartë për të falimentuar universitetet publike dhe iku me turp pas protestave të studentëve në gjithë vendin.

Në Elbasan, Taulant Ballën, garantin e banditëve, kumbarin e Toyota Yarisit dhe shokun e mafiozit Edmond Begos.

Në Vlorë, Damian Gjiknurin e dosjes së blerjes së votave dhe shitjes së unazës së re 20 milion euro/km, Tërmeti i votave të mafias mbi zgjedhjet.

Në Korçë, Niko Peleshin e shkarkuar për korrupsion, rrënuesin e Bujqësisë dhe kalbëzuesin e prodhimeve në ara.

Në Dibër, Olta Xhaçka, hajduten e tenderave të ushqimeve të familjeve në nevojë gjatë pandemisë.

Safet Gjicin që për tenderat e rilindjes konkurron me Safet Gjicin.

Rama, koka e korrupsionit 8 vjeçar kërkon me hajdutët e vjetër mandat të tretë.

Është i pashpresë! Bandës i ka ardhur fundi", shkruan Bardhi.
Recommended