Ministri i Rendit Poci, ngushellime per oficerin e BRISK te vrare ne Tropoje (1 Nentor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000

Trupi i pajetë i oficerit Ylvi Bengasi është sjellë sot në shtëpinë e tij në Tiranë. Lot dhe vajtime në shtëpinë e oficerit Bengasi, babi i dy fëmijëve që u vra në krye të detyrës në Shoshan të Tropojës. I njëjti nderim për shefin e armatimit dhe nga kolegët e tij në Repartin e BRISK-ut. Për t'i nderuar dhe për t'u dhënë zemër djemve të këtij reparti, ministri i Rendit Spartak Poçi është takuar me ta. Po na sulmojnë me armë në Tropojë dhe me gurë këtu në Tiranë, u është drejtuar Poçi efektivave të BRISK-ut, por ne duhet të veprojmë.
"Ne do të vazhdojmë dhe në Tropojë dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë fort së bashku dhe t'a nderojmë gjakun e Ylviut dhe të çojmë përpara veprën e tij i cili ishte nisur për t'a çuar deri në fund."
Më pas ministri i Rendit Spartak Poçi ka ngushëlluar në familjen e oficerit Ylvi Bengasi. I shoqëruar nga drejtori i policisë Myftari, ministri u është drejtuar fëmijëve të oficerit, bashkëshortes dhe të afërmve se do t'i merret haku oficerit të rënë në krye të detyrës./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended