Kryesia e Partise Socialiste konference ne Berat (7 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Në qytetin e Beratit kanë zhvilluar sot punimet konferenca e degës së Partisë Socialiste. Të pranishëm në këtë takim ishin të deleguarit e kryesisë Fatos Nano, Arta Dade dhe Bashkim Fino. Në këtë forum të socialistëve beratas kryetari Nano ka folur për një serë problemesh si për reformën në sistemi e drejtësisë, vende të punës, strategjinë e Berishës e të tjerë. Sipas tij pushteti vendor i cili i ka rrënjët në selinë e rruspave, pengon projektet e infrastrukturës.
" Në më pak se një muaj nuk është bërë as edhe një metër rindërtim apo riparim rrugësh qytetëse për shkak të pushtetit vendor të Berishistëve. "
Ne tha Nano nuk vuajmë nga paaftësia për të bërë publike zhvillimet në vend. Nga të pranishmit në sallë është ngritur shqetësimi i papunësisë si rezultat i mbylljes së firmave. Nëse Majko premtoi 70 vende pune tha Nano ne do të premtojmë 700 të tilla. Në këtë konferencë Nano ka shpjeguar sistemet statutore dhe sigurisht që ka lëshuar dhe një thirrje si kjo.
"Prandaj do të ju ftoja që të mos humbisni qetësinë e socialistëve në pushtet. Mos humbisni durimin për të parë përfundimisht shtetin ligjor të mbyllë plagën ndaj krimit dhe dhunuesve të ligjit. Ky moment është shumë i afërt."
Në fund të konferencës janë bërë dhe votimet për strukturat e reja të drejtuesve të partisë dhe me shumicë votash ka fituar të drejtën për të qënë sërish në krye të degës së Partisë Socialiste të Beratit Fadil Nasufi kundrejt Gani Bendos dhe Vullnet Zylyftarit.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended