Gramoz Ruci zgjidhet Sekretar i Pergjithshem i Partise Socialiste (30 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Gramoz Ruçi është emri i ri i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste. Ky është rezultati i votimit në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues i kësaj partie i cili u mblodh në harkun kohor midis dy seancave të kongresit të Partisë Socialiste. Kështu socialistët nuk kanë humbur asnjë minutë kohë dhe kanë bërë pushim aktiv në peridhën midis dy sencave duke zgjedhur kështu kryetarin e tyre të përgjithshëm i cili mbeti vend vakant pas dorëheqjes së Namik Dokles.
Dorëheqja e Dokles u kushtëzua nga statuti i partisë. Gramoz Ruçi ka konkuruar me Pandeli Majkon dhe Lekë Çukajn. Nga 106 votues kanë votuar për Ruçin 63 anëtarë të Komitetit Drejtues, për Majkon 38 dhe për Çukajn 4. Një fletë votimi ishte e pavlefshme.
Pas fitore Ruçi është treguar shumë tolerant në fjalimin e tij përshëndetës."Përshëndes të gjithë anëtarët e Komitetit, si ata që votuan kundër meje dhe ata që votuan pro meje."
Ndërsa Majko në ndryshim nga kongresi i vjetshëm kur humbi përballë Nanos dhe u largua nga salla në mënyrë demonstrative, ai ka përballuar humbjen me nj buzëqeshje socialiste./tvklan.al

Gazetare: Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended