Musa Ulqini, kryetari i ri i Partise Socialiste Tirane (22 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Me 56 vota më tepër socialisti Musa Ulqini ka fituar të drejtën mesnatën e mbrëmshme për të qenë në krye të Partisë Socialiste të Tiranës. Ulqini ka fituar përballë kolegut të tij Kristaq Tile. Konferenca e Tiranës ka zgjedhur dhe njëherë Ulqinin në krye të Partisë Socialiste. E nëse Ulqini para dy vitesh i la vendin Poçit, tashmë është Poçi që i lë vendin Ulqinit.
Çfarë do të ndryshojë kryetari aktual në Partinë Socialiste të Tiranës. Menjëherë pas fitores për Televizionin Klan ai deklaron:
"Ka shumë gjëra për të ndryshuar, ashtu siç thashë dhe në fjalën time. Ne do të punojmë që në një kohë të shkurtër të integrojmë në strukturat tona të gjithë ata përfaqësues të Partisë Socialiste nga rrethi që tashmë banojnë në Tiranë, intelektualët, si dhe të jemi të hapur ndaj shoqërisë civile. Do të hartojmë një platformë të tillë që me siguri do t'a çojë Partinë Socialiste në fitore."
Kandidati tjetër nuk ishte i pranishëm gjatë procesit të numërimit të votave. Në kuadrin kundërshtarë ,por socialistë, për kolegun Tile, Ulqini thotë:
"Ishte një kandidim dinjitoz dhe unë shpresoj që mesazhet që dha kjo konferencë, në Partinë Socialiste të Tiranës, në mënyrë më transparente u bë një kandidim që besoj se mund t'a kenë zili dhe partitë e tjera."/tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended