Kryesia e Partise Socialiste (6 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë Socialiste është vendosur të Ministri i Rendit Spartak Poçi të lëshojë kreun e Partisë Socialiste të Tiranës duke mbajtur kështu vetëm kreun e Ministrisë së Rendit. Mbështetja e kryesisë për Poçin vjen pasi ky i fundit ka vendosur të mos kandidojë për kreun e Partisë Socialiste të Tiranës. Pas takimit të sotëm, kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano për Tv Klan pohoi:
" Kryesia e sotme vendosi të mbështesë punën e derisotme të Spartak Poçit dhe të vlerësojë me unanimitet të plotë vazhdimësinë e tij në Ministrinë e Rendit gjë që do të çojë në nevojën e përzgjedhjes së kandidaturave të reja në kryesimin e partisë së Tiranës për të cilën shoku Spartak Poçi do të vazhdojë të investojë me të gjitha potencialet e veta pa qënë kryetar. Përsa i përket Dokles nuk ka asnjë problem të rrijë dhe zoti Dokle nuk është shprehur akoma se cilën do të preferojë."
Ndërsa në konferencën për shtyp sekretari i Partisë Socialiste Luan Rama ka konfirmuar se kandidatët për kreun e Partisë Socialiste të Tiranës të cilët morën pëlqimin e kryesisë për të mbajtur dhe mandatin e deputetit dhe atë të kryetarit të Partisë Socialiste nëse zgjidhen në konferencën e Tiranës janë:
" Enver Reçi si njëri nga deputetët që ka dalë nga këshillat zonalë, Musa Ulqini gjithashtu nga deputetët që është propozuar nga këshillat zonalë. "
Ndërsa drejtorë të kabinetit të Nanos Koço Danaj i cili është kandidat për PS-në e Tiranës duhet të lëshojë postin që gëzon sot nëse zgjidhet në krye të Partisë Socialiste të kryeqytetit. Kandidatura të tjera të dala nga këshillat zonale si Ruka, Majko, Rama, Çeço janë tërhequr. Por kryesia e Partisë Socialiste ka dhënë sot pëlqimin që disa deputetë si Shullazi, Kateshi dhe Tabaku të konkurojnë për kryetar në rrethet përkatëse dhe nëse fitojnë ata do të mbajnë dhe mandatin e deputetit.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended