PS kryesia socialiste - (31 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Nesër do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste. Në këtë takim pritet të shkarkohet kryeredaktori i gazetës ?Zëri i Popullit? Erion Braçe. Sipas një raporti ekonomik nga ekspertët e selisë rozë ai është përgjegjës për disa shkelje financiare gjatë kohës së drejtimit të gazetës. Mësohet se para pak orësh kryetari Nano në prani dhe të disa sekretarëve të PS ka zhvilluar një debat të ashpër me deputetin Braçe.

Ata i kanë komunikuar kryeredaktorit të ?Zërit të Popullit? motivet që e çojnë kryesinë në votimin për shkarkimin ose jo të tij. Nga burime të sigurta mësohet se Braçe nuk ka pranuar asnjë nga akuzat ekonomike gjë që ka ngritur tonet e diskutimit.

Votimi i nesërm do të tregoj se sa e zotëron kryetari Nano kryesinë. Në takimin e kryesisë së PS pritet gjithashtu që ministri i Rendit Publik Spartak Poçi të raportoj për gjendjen e rendit në vend. Pikë tjetër në rendin e ditës është dhe diskutimi i buxhetit të vitit që shkoi si dhe buxheti i vitit 2000./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari

Recommended