Fatos Nano konference me Partine Socialiste te qytetit te Beratit (7 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Në qytetin e Beratit është zhvilluar sot konferenca e Partisë Socialiste të këtij rrethi. I deleguari i Partisë Socialiste Fatos Nano ka folur në këtë takim për një serë problemesh si për reformat në sistemin e drejtësisë, për vendet e reja të punës për strategjinë e Berishës dhe të tjerë. Duke u ndalur tek vendet e reja të punës, Nano ka nënvizuar se nëse Majko ka premtuar 70 vende pune, ne tashmë premtojmë 700 vende.
Lidhur me kreun demokrat Berisha, Nano ka pohuar sot se shumë shpejt Berisha do të përgjigjet për bëmet e tij. Ne tha Nano më tej nuk vuajmë nga paaftësia për të folur për ndryshime që kanë ndodhur në vend. Nga të pranishmit janë ngritur probleme të ndryshme ku mbi të gjitha zunë vend ankesat për mbajtjen ende në punë të njerëzve të Partisë Demokratike ku ata të Partisë Socialiste janë ende pa punë.
Problem në Berat ende mbetet infrastruktura rrugore brenda qytetit si dhe shërbimi telefonik. Për këtë të fundit të dërguarit e kryesisë Nano, Fino dhe Dade kanë premtuar se brenda muajit Korrik do të vendosin një central me 6 mijë numra në Berat. Në zbatim të statutit të Partisë Socialiste në këtë konferencë janë bërë dhe zgjedhjet. 3 kandidaturat për kreun e kësaj partie janë kryetari aktual Fadil Nasufi, Gani Bendo dhe Vullnet Zylyftari. Procesi i numërimit të votave ende nuk ka mbaruar.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended