Autori i masakrës në Gjermani/ Përshkruhet si racist, paranojak dhe supremacist
  • 4 years ago
? Më ndjekin, nuk fejohem dot?, paranojak, racist, supremacist. Kështu po përshkruhet në shtypin e huaj autori i masakrës që tronditi Gjermaninë.


Tobias Rathjen kishte një faqe në internet, ku postonte idetë e tij ekstremiste e garantonte se po të kishte ekzistuar një buton për zhdukjen e ? disa afrikanëve, aziatikëve e të ardhurve nga Lindja e Mesme?, do ta shtypte pa asnjë hezitim. Në ? manifestin? e tij prej 24 faqesh, 43 vjecari nuk i rrëfente në mënyrë të hapur qëllimet e tij vrastare, por dëshmonte qartë dufin kundër të huajve, duke theksuar se një ?spastrim final?, ishte i domosdoshëm.

Makthet e tij nuk buronin vetëm nga të ardhurit? agresori mendonte se kishte spiunë rreth tij që e përgjonin, e përpiqeshin t`i kontrollonin mendimet, e po online, ankohej se nuk kishte dot një bashkëshorte apo një të fejuar, e kjo për shkak se mendonte që rrethohej gjatë gjithë kohës nga armiq.

Kancelarja Angela Merkel e pohoi një ditë më parë se kishte gjurmë të shumta që dëshmonin se sulmuesi që vrau nëntë persona e më pas edhe të ëmën dhe veten, ishte motivuar nga racizmi dhe ekstremizmi i krahut të djathtë, ndërsa theksoi se autoritetet do të bëjnë gjithë çfarë është e mundur për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Ai hapi zjarr mbrëmjen e së mërkurës në dy bare të qytetit ku shërbehet me nargjile. Në kujtim të viktimave, mijëra vetë dolën rrugët e në Hanaut dhe Berlinit me në duar qirinj dhe trëndafila të bardhë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjermani#Vrasesi#TopChannel
Recommended