RENEA në aksion, si u kap autori i masakrës së Vlorës
  • 7 years ago
Policia ka publikuar pamjet e operacionit të zhvilluar për kapjen e Delin Hajdaraj, autorin e masakrës së 28 Korrikut të vitit 2013 në qytetin e Vlorës, ku humbën jetën 3 persona.

26 ? vjeçari Hajdaraj ishte i shpallur në kërkim që prej rreth 4 vitesh, derisa mbremjen e kaluar, Policia e Vlorës bëri të mundur kapjen e tij në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA.

Ai jetonte në një banesë me qera, që ndodhej në katin e katërt të një pallati në lagjen "Ujë i Ftohtë" të Vlorës.

Më lart mund të shihni momentin kur forcat RENEA mësyjnë në banesën e tij dhe e arrestojnë Hajdarajn, i cili tashmë duhet të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm.
Recommended