Autori i masakrës së Selenicës Zykaj 'braktiset' nga avokati, dëshmitari: Nuk pashë gjë
  • 5 years ago
Ka dalë sot para trupës gjykuese Ritvan Zykaj, autor i masakrës së Selenicës ku mbetën të vrarë 8 persona. Që pas seancës së sotme, Zykaj do të mbrohet nga një tjetër avokat pasi avokati i mëparshëm nuk paraqitej në seancat gjyqësore ndaj të pandehurit.

Seanca e radhës ndaj Ritvan Zykajt do të mbahet në datën 7 Maj.

Një muaj më parë prokuroria e Vlorës konfirmoi se do të kërkohet burgim i përjetshëm për Zykajn.

Ritvan Zykaj vrau me arme zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur. Demir Zykaj 76 vjec?, Perri Zykaj 76-vjec?, Besim Zykaj 45-vjec? (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjec? (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjec?e (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjec? (djali i Besimit), Azem Zykaj 49 vjec? (i biri), Afe?rdita Zykaj 47- vjec? (bashkëshorte e Azemit) ishin 8 personat qe? u vrane? nga dora e Ritvan Zykajt.

Në deklaratat e tij të para autori i masakrës tha se i vrau për shkak se e akuzonin për vjedhjen e pulave.
Recommended