RTV Ora - Burg përjetë për autorin e masakrës në Selenicë
  • 5 years ago
#rtvora

?Ritvan Zykaj, autori i masakrës së Novoselës ku më 10 gusht të 2018-ës vrau me armë zjarri tete familjarë do të qëndrojë përjetë në burg. Gjykata e Vlorës ka dhënë ndaj tij dënimin më të rëndë që parashikon kodi penal.?

Tre gjyqtarët e Vlorës, Laurent Fuçia, Ervin Trashi, Skender Haluca kanë firmosur vendimin që 25 vjecari ka kalojë pjesën e mbetur të jetës në një burg të sigurisë së lartë.

Sic tregon kjo kopje, vendimi është marrë më 10 Korrik, në një seancë pa praninë e medias por është bërë publik vetëm këtë të premte.

Ritvan Zykaj është shpallur fajtor aty për vrasje në rrethana të tjera cilësuese" , "mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit"

Sipas ekspertizës, i pagëzuari ?Monstra i Selenicës? nuk vuante nga sëmundje të shendetit mendor dhe ka qenë i përgjegjshëm për masakrën më të rëndë të viteve të fundit në vend.

Në këto kushte ai kishte humbur cdo të drejtë dhe për gjykim të shkurtuar çka mund ta shpëtonte nga burgu i përjetshëm.

Masakra e Selenicës ndodhi 10 gusht 2018 në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërsa Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona, të afërm të tij, mes të cilëve të dy të mitur.

Pas vrasjes së tetëfishtë Ai u arratis u vu në pranga në orët e para trë mëngjesit të ditës pasardhëse.

Sipas dëshmive, Ai e kreu krimin pasi familjarët e kishin akuzuar për vjedhjen e pulave.

Gjatë qëndrimit në qeli dhe procesit gjyqzor ai nuk shfaqi kurrë pendesë për masakrën. Ai u braktis nga të gjtihë familjarët, ndërsa gjyshi si i vetmi që i shkoi një herë në gjykatë e dorëzoi para drejtësisë, që tashmë ka vendosur që 25 vjecari të qëndrojë përjetë në burg.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/burg-perjete-autorin-e-masakres-ne-selenic

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended