Ora News - Asnjë nga familjarët në seancë, lihet në burg autori i masakrës në Mat
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata lë në "arrest me burg" Kujtim Koxhën, autori i masakrës së Matit me tre viktima dhe një të plagosur. Kujtim Koxha u shoqërua nën masa të rrepta sigurie gjatë mbërritjes në gjykatë dhe në largim, ndërkohë familjarët e 51-vjeçarit nuk morën pjesë në seancën për masën e sigurisë.

Mësohet se fëmijët e Kujtim Koxhës ndodhen jashtë vendit dhe kanë frikë të vinë për shkak se i druhen gjakmarrjes nga familjarët e viktimave.

51-vjeçari Koxha ka refuzuar avokatin nga shteti dhe ka deklaruar se do ta gjejë vetë atë.

Mësohet se Kujtim Koxha, ka pranuar krimin në polici dhe ka heshtur pas arrestimit. Burimet thanë se ai nuk ka dhënë asnjë detaj për motivin para grupit hetimor, duke lënë ende të mbuluar me mistere shkakun e masakrës.

Në ngjarjen e rëndë të së enjtes, debati për rrugën dhe një shuplakë nga njëri prej viktimave, bëri që 51-vjeçari të merrte kallashnikovin dhe të zbraste breshëri plumbash në drejtim të punonjësve të Bashkisë që po drekonin në lokalin e fshatit.

Nga dora e Koxhës humbën jetën Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi, ndërsa i plagosur mbeti Astrit Hani, i cili vijon të jetë në spital.

Tre viktimat u përcollën të premten për në banesën e fundit me ceremoni familjare në fshatrat e lindjes, ku asnjë nuk pranoi të komentojë ngjarjen e rëndë.

Në vendin e ngjarjes autoritetet gjetën 11 gëzhoja.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/masakra-e-matit-autori-del-sot-para-togave-te-zeza-masen-e-sigurise
Recommended